Ferizaj me katër hyrje-dalje në autostradën ‘Arbën Xhaferi’
Komuna e Ferizajt ka bërë me dije se ekonomia ferizajase dhe gjithë qytetarët e kësaj komune kanë arsye të shumta t’i gëzohen investimeve që janë duke ndodhur në territorin e Ferizajt.
Në këtë kontekst, kjo komunë ka njoftuar se në kuadër të investimeve infrastrukturore së fundmi është edhe shtimi i dy kyçje të reja që lidhin Ferizajn me autostradën “Arbën Xhaferi”, duke e quar në katër numrin e hyrje-daljeve nga kjo komunë për destinacionet që shpie autostrada e lartcekur.
Për këtë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu duke njoftuar se tashmë Ministria e Infrastrukturës ka nisur procedurat e nevojshme të prokurimit për këto investime. “Është lajm i pritur për një kohë të gjatë, është një përpjekje që është bërë për një kohë të gjatë që të vihet drejtësia në vend, sepse kyçjet që ishin paraparë për Ferizajn ishin një lloj padrejtësie. Si rezultat i këmbëngulësisë sonë do të kemi dy kyçje të reja, por kërkesa jonë kryesore ka të bëjë me vazhdimin e rrugës ‘Driton Islami’, por në të njëjtën kohë është realizuar edhe kërkesa që ka të bëjë me fshatin Gërlicë që po ashtu paraqet një rëndësi të veçantë për Ferizajn dhe duke pasur parasysh gjithë këto kyçje, praktikisht Ferizaj shndërrohet në kyçje të autostradës në katër pika, duke marr parasysh edhe kyçjen që ka qenë në Bibaj që do t’i shtohet rëndësia, sepse ne kemi planifikuar dhe është në përfundim e sipër procedura e prokurimit ndërtimi i rrugës me katër korsi nga ura në Bibaj deri tek kyçja në autostradë që shton rëndësinë, sikurse edhe ajo kyçje me vazhdimësinë e rrugës ‘Driton Islami’”, ka thënë Aliu.
Këto projekte janë të realizuara edhe me përpjekjen e palodhur të deputetëve ferizajas në Kuvendin e Kosovës.
/Epoka e re/