Ferizaj mposhti Gjilanin

18 tetor 2024 | 15:10

Skuadra e Ferizajt ka arritur sot një fitore të madhe në përballje me skuadrën e Gjilanit (1-2). Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të javë së nëntë në Superligën e Kosovës, derisa dy ndeshje tjera do të zhvillohen nesër dhe dy të tjera pasnesër.

Në minutën e 14-të, Edon Sadriu e ka kaloi skuadrën mysafire në epërsi 0-1, kurse tre minuta para fundit të kësaj pjese, Abdeen Abdul realizoi për 0-2.

Në pjesën e dytë, Senad Jaroviq ngushtoi epërsinë 1-2 në minutën e 72-të, por kjo ishte krejt çfarë arritën të bënin vendasit. Deri në fundin e takimit, Gjilani mori dy kartonë të kuq. Pas kësaj fitore, Ferizaj grumbullon 10 pikëve, derisa Gjilani mbetët në kuotën e nëntë pikë të grumbulluara.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka vlerësuar se në…