Ferizaj mposhti Lubotenin në ligën ‘Gjergj Kastrioti’

20 janar 2023 | 13:06

Skuadra e Ferizajt e ka mposhtur Lubotenin, të enjten mbrëma, në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e dytë në ligën së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, “Gjergj Kastrioti”.

Për shkak të angazhimit të Lubotenit në garat ndërkombëtare, kjo përballje ishte shtyrë në këtë datë, ndërsa Ferizaj arriti të triumfonte me rezultat 3-1(20-25, 25-11, 25-19, 25-20) në sete.

Të dielën, me fillim nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së katërt të këtij kompeticioni, Ferizaj e pret Partizanin në palestrën “Bill Klinton”. Në anën tjetër, Luboteni luan si mysafir i Vllaznisë, të shtunën, me fillim nga ora 17:00, në palestrën “Qazim Dervishi”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bundesliga gjermane i rikthehet aksionit sot pas një pushimi të…