Ferizaj ndalon grumbullimin e qytetarëve në parqe
19 mars 2020
| 15:04
Komuna e Ferizajt ka marrë vendim që të ndalohet frekuentimi i parqeve e zonave tjera malore nga ana e qytetarëve.
“Qytetarët duhet ta kuptojnë këtë fakt: nuk është piknik, as ditë për shëtitje në natyrë. Duke e bërë këtë rrezikoni veten, familjen dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve”.
“Kjo masë nis së zbatuari menjëherë. Qytetarët kanë detyrimin t’i zbatojnë vendimet e udhëzimet e shtetit, andaj presim respektim të plotë nga ana e tyre me qëllim minimizimin e ekspozimit nga rreziku i paraqitjes së koronavirusit në Ferizaj”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.