Ferizaj ‘ndanë’ rrugët me Visokën

16 shtator 2021 | 16:48

Skuadra e Ferizajt ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me trajnerët Megzon Visoka dhe Arsim Tershani. Kjo ndarje vjen pas rezultateve të dobëta që ka arritur kjo skuadër në këtë edicion garash.

“Klubi ynë pas rezultateve jo të mira në 3 ndeshjet e para, ka vendosur që të shkëpus kontratën me trajnerin, Megzon Visoka dhe Arsim Tershani.  Deri në emërimin e trajnerit të ri të klubit, detyrën e trajnerit do ta udhëheqë trajneri i juniorëve, Sherif Topalli me ndihmëset e tij. Ne si klub i falënderojmë Megzon Visokën dhe Arsim Tershani për kontributin e tyre, duke i dëshiruar suksese në karrierë”, thuhet në njoftim e Ferizajt.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka takuar…