Ferizaj ndërprenë garat, rrezikon shuarjen
FC Ferizaj është kapluar nga një krizë e madhe financiare. Ky klub ka njoftuar se për shkak të kësaj krize është i detyruar t’i ndërprenë garat dhe seriozisht po rrezikon edhe shuarjen.
“Kriza e madhe financiare që ka kapluar klubin tonë, gjendje e mjerueshme në klub detyrohemi që ndeshjët e radhës mos t’i zhvillojmë̈ fare dhe të largohemi nga garat. Është̈ mëkat i madhë një qytet si Ferizaj me biznesmenë më të fuqishëm në Kosovë të mos përkrahet klubi i vetëm i qytetit me traditë 98-vjeçare. Lusim kryetarin e Komunës, Agim Aliu aksionarët që janë në klub t’i dalin në ndihmë klubit tonë, përndryshe ky është lajmërimi i fundit para shuarjës. Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë gjendje të rënd”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.
/Epoka e re/