
Ferizaj në finale të Kupës së Kosovës
26 prill 2025
| 23:00
Hendbollistet e Ferizajt kanë dominuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Samadrexhës për të bërë vend në finale të Kupës së Kosovës.
Të shtunën në palestrën “Bill Clinton”, Ferizaj mposhti Samadrexhën me rezultat 31:29. Pjesa e parë u dominua nga Samadrexha, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte i barabartë.
Në të dytën ferizajaset dominuan për fitore.
Salemateu Camara udhëhoqi Ferizajn me 10 gola. Luljeta Sopjani, Lorena Matarova e Anja Bojaniq i kishin nga katër.
13 gola për Samadrexhën i shënoi Tina Hetemi. Nga katër i kishin Mirjeta Dinolli e Arlinda Maloku.
Ferizaj në finale takohet me Istogun, të dielën nga ora 17:30.