Ferizaj në ‘krizë’, afër bojkotit
Skuadra Ferizaj mund të futet në bojkot, pasi lojtarët janë duke kërkuar të kryhen obligimet financiare ndaj tyre.
Sipas njoftimit të klubit, investitorët anglez ende nuk e kanë ndihmuar klubin financiarisht. “Investitorët anglez ende nuk kanë shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar klubit tonë me mjete financiare ata po japin vetëm premtime te kota”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ferizajt.
Njoftimi i plotë i KF Ferizaj
Futbollistët e skuadrës sonë janë duke kërkuar pagat e tyre. Problemet financiare janë duke e përcjell klubin tonë edhe në këtë kampionat, edhe përkundër premtimeve të shumta. Ndërsa investitorët anglez ende nuk kanë shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar klubit tonë me mjete financiare ata po japin vetëm premtime te kota.
Sipas informacioneve brenda klubit, nëse futbollistët pagat nuk i marrin me kohë mund të vijë edhe tek më e keqja – bojkoti nga futbollistët.
Siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, po përsëritet edhe këtë vit. Vonesat e pagave për futbollistët, të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e klubit.
Në ditët në vazhdim do të shikohet se çfarë do të ndodhë.
/Epoka e re/