![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/fc-ferizaj.jpg)
Ferizaj në krizë financiare, futbollistët ndërpresin stërvitjet
Skuadra e Ferizajt është duke kaluar nëpër një krizë të thellë financiare. Klubi në faqen zyrtare ka njoftuar se futbollistët nuk janë paraqitur të mërkurën fare në stërvitje.
“Futbollistët e skuadrës tonë nuk janë paraqitur fare në seancën stërvitore, për shkak të mos pagesës ndaj tyre. Arsyeja kryesore që e bojkotit të futbollistëve, është gjendja shumë e rëndë financiare që po kalon klubi ynë që shumë kohë. Vendimi për bojkot është marrë sot nga futbollistët, të cilët nuk kanë marrë pagat e tyre. Klubi ynë është në gjendje të rëndë financiare dhe organizative, shpresojmë që aksionarët e klubit të ‘zgjohen’ nga ‘gjumi’ dhe t’i dalin në mbështetje financiare klubit tonë. Ky klub, ky qytet, këta tifozë nuk e meritojnë këtë gjendje, andaj shpresojmë që sa më shpejtë të bëhet një zgjidhje në të mirë të klubit. Deri atëherë, futbollistët janë në bojkot”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ferizajt.
/Epoka e re/