Ferizaj në Superligë
24 maj 2018
| 18:50
Skuadra e Ferizajt e ka siguruar rikthimin në Vala Superligën e Kosovës në futboll, pasi e mposhti Vëllaznimin, pas penalltive me rezultat 3-2.
Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 0-0, kurse në penallti skuadra e Ferizajt ishte me e mirë. Portieri Ilir Blakçori i ndali tri penallti, përfshi edhe atë kryesore që u ekzekutua nga Besnik Krasniqi. Altik Muhaxheri ndal dy penallti, por nuk ishin të mjaftueshme. Në këtë ndeshje është pensionuar nga futbolli edhe futbollisti, Erdin Hashani.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)