Ferizaj, nis asfaltimi i rrethrrotullimit në rrugën “Ramadan Rexhepi”
12 korrik 2023
| 13:04
Komuna e Ferizajt ka nisur asfaltimin e rrethrrotullimit në rrugën “Ramadan Rexhepi”.
Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka bërë me dije se ky investim i paraprinë punimeve në projektin për ndërtimin e nënkalimit tek Stacioni Policor.
“Ky investim me infrastrukturën përcjellëse rigjeneron gjithë zonën por që njëkohësisht është pjesë e i paraprinë, punimeve në shtrirje masive në projektin për ndërtimin e nënkalimit për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni Policor, vepër kjo i jep dimension të ri zhvillimi gjithë Ferizajt”, ka njoftuar Aliu.