Ferizaj nuk lejon befasi, fiton edhe Prishtina
Ferizaj nuk ka lejuar befasi në derbin lokal ndaj Kastriotit. Të dielën në palestrën “Bill Clinton”, hendbollistet e Ferizajt fituan me rezultat 49:26.
Ndeshja i takoi javës së 17-të, përkatësisht të parafundit të Superligës së Kosovës. Ferizaj është lider me 32 pikë, sa i ka edhe Istogu në pozitën e dytë. Kastrioti është i i shtati me 10 pikë.
Elsa Kongjeli i shënoi 11 gola për Ferizajn. Tetë i kishte Luljeta Sopjani e nga shtatë Aida Stagova e Amanda Stein. Puhiza Gashi u shqua te Kastrioti me nëntë gola. Gjashtë i kishte Alisa Sylejmani e katër Kosovare Stagova. Prishtina e mposhti Ulpianën në Shtime me rezultat 49:28.
Sia Celine Tolno e Bintou Oulare i shënuan nga 15 gola për Prishtinën. Nikelina Franca i kishte dhjetë për Ulpianën.
Me fitore, Prishtina doli në pozitën e katërt me 20 pikë. Ulpiana është e nënta me katër pikë.