Ferizaj përfiton donacion një autoambulancë me pajisje përcjellëse nga Zvicra

01 dhjetor 2019 | 15:37

Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj ka përfituar një autoambulancë me pajisje përcjellëse nga Zvicra, konkretisht nga  Frutigen, Meiringen & Interlaken (FMI).

Kjo komunë ka njoftuar se ky donacion është si rezultat i një bashkëpunimi të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt, përkatësisht kryetari Agim Aliu me donatorin. Dorëzimin e këtij donacioni e kanë bërë përfaqësuesit e FMI-së, Adrian Berchtold dhe Xhyli Bajrami, kurse kwtw donacion e ka pranuar drejtoresha e QKMF-së, Nadire Imeri bashkë me stafin e institucionit që drejton.

Me këtë rast, Imeri ka thënë se donacione të tilla por edhe ato të mëparshmet janë dëshmi e një pune efikase të QKMF-së, partneritetit serioz dhe të qëndrueshëm që ka Komuna e Ferizajt me donatorin që kanë rezultuar me ngritjen edhe më të madhe të efikasitetit të punës së kësaj qendre në shërbim të pacientëve.

Me këto donacione të siguruara nga Komuna e Ferizajt përmbushen në masë të konsiderueshme nevojat e infrastrukturës për reagim të shpejt në ndihmë pacientëve, që e bënë të rëndësisë vitale këtë donacion për jetën e pacientëve dhe lehtësinë e ofrimit të shërbimit mjekësor nga stafi shëndetësor.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ditë vikendi kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol…