Ferizaj përforcohet me Granit Islamin
03 korrik 2024
| 16:07
Ferizaj ka vazhduar me përforcime, teksa ka zyrtarizuar një afrim në qendrën e mbrojtjes.
Mbrojtësi i ri, Granit Islami është afrimi më i fundit nga Ferizaj, derisa lojtari karrierën e ka nisur te Akademia e Norwichit.
22-vjeçari ka bërë karrierë edhe në disa skuadra të vogla zvicerane, derisa së fundmi ishte pjesë e KS Lushnjës në Shqipëri.
Njoftimi i plotë nga Ferizaj:
Mirë se vjen Granit Islami
FC Ferizaj ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të qendrës, Granit Islami.
Mbrojtësi ynë i ri, karrierën e ka filluar tek grupmoshat e klubit të njohur anglez, Norwich City.
Islami, do të jetë forca jonë shtesë në vijën e fundit të mbrojtjes, me gjatësinë dhe potencën e tij. Vazhdojmë