
Ferizaj përforcohet me një mesfushor kroat
21 gusht 2024
| 12:05
Skuadra e Ferizajt është përforcuar në repartin e mesfushës. Kroati Marko Musulin do të djersitë fanellën e kësaj skuadre, derisa karrierë ka bërë edhe në Kroaci, Slloveni dhe Bosnjë.
“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin me tipare ofensive, kroatin Marko Musulin. Lojtari ynë i ri, që së fundmi luajti në Bosnje, karrierën e ka filluar në Jadran LP të Kroacisë dhe është paraqitur gjithashtu në Slloveni tek NK Rogaska. Musulin karakterizohet për kontrollen e mirë të topit dhe pasimet në zona të ngushta”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.
Ndryshe skuadra e Ferizajt në këtë edicion po bënë gara në Superligë dhe nga dy ndeshjet e para ka regjistruar një fitore dhe një barazim.