Ferizaj përforcohet me Stojcevskin
24 janar 2024
| 12:32
Mbrojtësi Stojan Stojcevski është përforcimi më i ri i FC Ferizaj. Stojcevski karrierën e ka filluar në FK Skopje, për të vazhduar në Vardar, Teteks, Rabotniçki, Gostivar, Sileks dhe së fundi mbrojti ngjyrat e Voska Sport.
Për më tepër, Stojcevski ka qenë reprezentues i rregullt i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut për grupmoshën U21.
“Kjo goditje e përmbush nevojën që e kishim në vijën e mbrojtjes, gjë që ishte kërkesë edhe e stafit të trajnerëve në krye me Arsim Abazin. Me transferimin e tij, grupi i lojtarëve është pothuajse i kompletuar, me që rast skuadra të shtunën, me 27 janar udhëton për Shqipëri për fazën përgatitore”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ferizajt.