Ferizaj: Policia për një javë realizoi 40 urdhëresa të gjykatave

22 janar 2024 | 15:03

Policia e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media ka bërë të ditur se brenda një jave ka realizuar 40 urdhëresa të gjykatave për vepra të ndryshme penale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata e plotë:

Realizimi i urdhëresave të gjykatës gjatë javës në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të gjykatave themelore, gjatë javës së kaluar, nga data 15- 21/01/2024 ka realizuar 40 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar  për zhvillimin e…