Ferizaj prezanton Berbatovcin, Karabegun dhe Jasharin
30 korrik 2018
| 12:29
KF Ferizaj pasi angazhoi Afrim Tovërlanin në postin e trajnerit për edicionin 2018/2019, ka vazhduar me përforcime.
Kjo skuadër ka transferuar Florim Berbatovcin, Granit Jasharin dhe Fuad Karabegun.
“Berbatovci që është paraqitur në disa skuadra të Superligës, është një nga sulmuesit më të mirë në futbollin vendor. Gjithashtu edhe Karabegu (KF Gjilan) dhe Granit Jashari (Prishtinë) janë mesfushorë me cilësi të larta, dhe pritët të na ndihmojnë në objektivat e klubit”, thuhet në njoftimin e KF Ferizaj.
/Epoka e re/