Ferizaj prezanton Jovanovskin

12 janar 2023 | 14:37

FC Ferizaj ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me portierin e njohur dhe me përvojë nga Maqedonia e Veriut, Marko Jovanovski.

Së fundmi, Jovanovski ishte pjesë e nënkampionit të Maqedonisë, Akademija Pandev ku për dy sezone ishte titullar i padiskutueshëm.

“Për mua është kënaqësi që do jem pjesë e klubit të Ferizajt. Para se të vija, kam dëgjuar shumë fjalë të mira për organizimin e klubit dhe se padyshim me njerëz profesionist e me motiv për punë, ne do të arrijmë objektivat tona. Ju premtoj që në secilën ndeshje do të jap 100 për qind nga vetja ime”, është shprehur Marko Jovanovski. Ditëve në vazhdim, FC Ferizaj do të prezantojë edhe ardhjet e reja në klub, e që po bëhen për të përforcuar secilin repart të skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji AAB me në krye rektorin Bujar Demjaha dhe me…