Ferizaj prezanton Kiqinën
Sokol Kiqina është futbollisti më i ri i skuadrës së Ferizajt. 21-vjeçari ishte së fundmi pjesë e skuadrës së Erzenit në Shqipëri.
Kiqina kishte mbrojtur ngjyrat e Llapit, ndërsa karrierën e ka filluar në klubin e qytetit, KF Ferronikeli. Në sezonin 2021/22, sa ishte pjesë e Ferronikelit, Kiqina kishte shënuar 4 gola në 3 ndeshje të zhvilluara.
Kiqina llogaritet njëri ndër lojtarët më perspektiv në futbollin vendor. Ai ka debutuar në Superligën e Kosovës ende pa i mbushur 18-vjeç.
“Me këtë transferim ne hapim afatin kalimtar, duke premtuar ardhje tjera kualitative, në pozicionet që i kemi evidentuar si të nevojshme që të kryejmë transferime. Na pret një rrugëtim i gjatë në pranverë, andaj do e shfrytëzojmë në maksimum periudhën për ta krijuar një ekip edhe më kompakt e konkurrues”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.