Ferizaj rikthehen Çerkinin dhe Rusin
Skuadra e Ferizajt ka njoftuar se në klub janë rikthyer Dardan Çerkini dhe Gëzim Rusi. Të dy futbollistët kanë nënshkruar kontrata një vjeçare.
“Po arrihet qëllimi i bordit drejtues i klubit rikthimi i lojtarëve ferizajas në klub, sot kemi arritur marrëveshje me dy lojtar ferizajse me Dardan Qerkini dhe Gëzim Rusin”, thuhet në njoftimin e FC Ferizajt, raporton “Epoka e re”.
Njoftimi i FC Ferizajt pa ndërhyrje:
Dardan Çerkini dhe Gezim Rusi rikthehen në “folenë” e tyre.
Po arrihet qellimi i bordit drejtues i klubit rikthimi i lojtarëve Ferizajas në klub, sot kemi arritur marrveshje me dy lojtar Ferizajse me Dardan Qerkini dhe Gezim Rusin.
Dardan Qerkini ‘LUTA’, kemi nenshkuar kontratë 1 vjeçare, me një lojtar me përvojë të madhe në Ligën e Kosovës rikthehet në Ferizaj, në qytetin e tij, për ta ndihmuar klubin në rrugen drejtë superligës se Kosoves, me Lutën i cili mund të na ndihmoj edhe në fazën defanzive apo ofanzive, do të jemi shumë më të fortë gjatë kampionatit.
Sot po ashtu kemi nënshkruar kontratë 1 vjeçare me sulmuesin e krahut, Gëzim Rusin,
Rusi do të na ndihmoj shumë në repartin ofanziv dhe më të shpresojmë ti arrijmë synimet e klubit.