Ferizaj, shpezëtarët përfitojnë makina për vulosjen e vezëve

17 korrik 2023 | 15:30

Komuna e Ferizajt u ka ndarë shpezëtarëve të kësaj komune makina për vulosjen e vezëve.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu është shprehur se ky investim do të ndihmojë në garantimin e sigurisë ushqimore.

“Në kuadër të mbështetjes së shumanshme të bujqve dhe fermerëve ferizajas nga Drejtoria e Bujqësisë, ndamë makinat për vulosjen e vezëve, duke investuar mbi të gjitha në një segment të rëndësishëm të sigurisë ushqimore e po ashtu duke përfshirë shpezëtarët në skemën tonë mbështetëse në këtë degë të rëndësishme të shëndetit dhe ekonomisë”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anticikloni afrikan është konsoliduar në Mesdhe dhe pjesërisht edhe në…