Ferizaj siguron mbijetesën
16 maj 2019
| 18:11
KF Ferizaj ka tejkaluar parashikimet dhe ka siguruar mbijetesën në elitë, pa pasur nevojë të luaj në barazh.
Skuadra e Bylbyl Sokolit sot e mposhti KEK-un (2-5) dhe në këtë mënyrë arriti të një sukses i madh që është mbetja në Superligë.
Golat për KEK-un i shënuan Isa Eminhaziri dhe Leonat Vitija, kurse për Ferizajn shënuan Dardan Çerkini, Erman Krasniqi, Blerton Mehmeti, Qëndrim Dautaj dhe Ylber Luma.
/Epoka e re/