Ferizaj sot fillon përgatitjet

21 gusht 2020 | 10:14

Skuadra e Ferizajt do të fillojë sot (e premte) përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Stërvitja do të drejtohet nga trajneri Burim Çerkini.

“Të premten në ora 17:30 në stadiumin e qytetit në Ferizaj skuadra jonë do të mbajë një takim në mes drejtorit të klubit dhe futbollistëve për të diskutuar rreth sezonit të ri dhe fillimin e stërvitjeve. Stërvitjet pritët t’i udhëheqë trajneri Burim Çerkini. Shpresojmë̈ që gjatë ditëve në vazhdim të vendoset një organizim i klubit tonë, kur dihet që kampionati fillon pas dy javësh, dhe nga klubi ynë janë larguar shumica e futbollistëve që ishin pjesë e klubit në sezonin e kaluar”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

Siç dihet Ferizaj nuk ka arritur të sigurojë mbijetesën në IPKO Superligë dhe sezonin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bartësi i Listës Shqiptare për zgjedhjet e 30 gushtit në…