Ferizaj synon binjakëzimin me një qytetet të Iowas

01 nëntor 2020 | 14:07

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka biseduar me kryetarin e Bashkisë së Cedar Falls në Iowa të ShBA-së, Robert Green, me të cilin janë pajtuar që ta thellojnë bashkëpunimin kulturor, sportiv dhe ekonomik.

Aliu ka bërë me dije se ka marrë dritën e gjelbër për nisjen e procesit të binjakëzimit të Ferizajt me Cedar Falls.

“Pas bisedës që pata me kryetarin e Bashkisë së Cedar Falls në Iowa të ShBA-së, z. Robert Green, me lehtësimin edhe të Konsullit të Kosovës në Iowa, Artan Duraku, u dakorduam t’i japim mundësinë dy qyteteve tona të lidhin bashkëpunim kulturor, sportiv e ekonomik. Dje, nisma për binjakëzimin e Ferizajt dhe Cedar Falls, mori dritën e gjelbër e vulën edhe të Kuvendit të Komunës. Faleminderit anëtarëve të Kuvendit për mbështetjen! Ferizaj së shpejti nis bashkëpunimin e parë me një qytet përtej Atlantikut, me këtë rast me Cedar Falls në Iowa-ShBA”, është shprehur Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bazë të vendimit…