Ferizaj do të përfitojë shumë projekte infrastrukturore
19 janar 2018
| 10:39
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur të enjten në takim zëvendësministrin e Infrastrukturës (MI), Fehmi Mujota.
Mujota, pasi e ka uruar kryetarin Aliu për pozitën e të parit të Ferizajt, ka theksuar se kjo komunë do të jetë një ndër qytetet që do të përfitojë projekte të shumta infrastrukturore. Ndërsa kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar Mujotën për mbështetjen që po i jep qytetit për realizimin e shumë projekteve me rëndësi tejet të madhe.