Ferizaj transferon edhe Edon Sadriun

09 qershor 2022 | 13:32

Skuadra e rikthyer në Superligën e Kosovës në futboll, Ferizaj po vazhdon me përforcime për edicionin e ri futbollist. Kjo skuadër e ka transferuar sulmuesin Edon Sadriu, i cili ditë më parë është larguar nga skuadra e Llapit.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me sulmuesin ferizajas Edon Sadriu. Sadriu ishte pjesë e KF Llapit nga Podujeva në dy sezone, ku pati paraqitje mjaft të mira duke arritur të fitonte dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën, ndërsa më parë ishte pjesë e SC Gjilanit! Klubi ynë i uron mirëseardhje Edonit, duke i uruar shëndet e shumë suksese në klubin tonë. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftim e skuadrës së Ferizajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar bashkëbisedimin me…