Ferizaj transferon lojtarin nga skuadra gjermane Memmingen
19 shkurt 2020
| 13:17
Skuadra e Ferizajt që po lufton për mbijetesë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll e ka prezantuar sot Aurel Idrizin.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me talentin, Aurel Idrizi. 19-vjeçari është transferuar nga skuadra gjermane, FC Memmingen U19, ai ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.
Idrizi luan në pozitën e sulmuesit, kurse më meritori për këtë transferim është drejtori sportiv i klubit ferizajas, Nadir Haxhimusa.
/Epoka e re/