Ferizaj transferon mbrojtësin Emini
28 qershor 2022
| 16:47
Skuadra e Ferizajt e ka transferuar mbrojtësin Gentian Emini. Ky i fundit në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Ulpianës në Superligën e Kosovës, ku spikati me paraqitje të mira.
“Klubi ynë me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Ferizajt, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me mbrojtësin Gentian Emini. Emini në sezonin e fundit ishte pjesë e KF Ulpianës nga Lipjani, ku pati paraqitje mjaft të mira në Superligën e Kosovës ne futboll. Mbrojtësi 24-vjeçar do t’i ndihmojë mjaft shumë skuadrës sonë në fazën e mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.