Ferizaj zgjedh çështjen e trajnerit
Ferizaj do ta ketë edhe për një stinor trajnerin kroat Andrej Panadiq. Lajmi është dhënë nga vet skuadra e Ferizajt përmes një postimi në “Facebook”.
Synimi i Ferizajt është mbetja në Superligë dhe drejtuesit e klubit do të vazhdojnë t’i besojnë kroatit I cili erdhi në vend të Arbnor Morinës pas rezultateve jot ë mira.
Postimi i plotë i FC Ferizajt:
Tashmë edhe zyrtarisht ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me trajnerin kroat, Andrej Panadiq.
Kontrata pritet të nënshkruhet ditën e hënë, kur edhe do të rikthehet në Kosovë trajneri i mirënjohur, Panadiq.
Pavarësht që rezultatet nuk ishin ato që i kemi pritur, ne ishim e jemi të kënaqur me punën shumë profesionale që Panadiq e bëri për dy muaj të sezonës vjeshtore.
Besojmë fuqishëm se së bashku do i arrijmë qëllimet tona!
Welcome back ANDREJ PANADIC??.