Ferizajt pritet t’i shtohet edhe një nënkalim i ri

20 dhjetor 2020 | 15:18

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije se është duke përfunduar projekti për ndërtimin e nënkalimit te “Plus Marketi” në këtë komunë.

Ai ka thënë se me projekte të tilla është duke ndryshuar Ferizaj. “Një tjetër vepër madhore infrastrukturore ka marrë formë.

Nënkalimi te Plus Marketi është drejt përfundimit. Nga një kënd në tjetrin, Ferizaj po ndryshon. Tablosë së investimeve të mëdha për transformimin e infrastrukturës rrugore iu shtua edhe segmenti i sapoasfaltuar që pësoi ndryshim tërësor në degëzimin e rrugëve ‘Liman Reka’ dhe ‘Rizah Matoshi’, pjesë e sipërme e projektit të nënkalimit të paraparë me ‘Bashkimin e Qytetit’ te ‘Plus Marketi’. Së shpejti do të përfundojnë edhe punimet në nënkalim, për t’i dhënë banorëve të kësaj pjese një infrastrukturë moderne, ndërkaq qytetit një vepër madhështore të infrastrukturës rrugore”, ka thënë Aliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve të fundit Komuna e Malishevës është duke u përballur…