Ferma e parë lundruese në botë ndërtohet në Holandë
17 gusht 2018
| 19:49
Ferma e parë e qumështit në det të hapur në botë do të fillojë prodhimin në portin e Roterdamit këtë vit.
Qëllimi i kësaj ferme është që të ndihmojë qytetin të prodhojë më shumë ushqim për nevoja të veta, në mënyrë të qëndrueshme.
Objekti është ndërtuar në det të hapur në mes të portit Merwehaven të Roterdamit dhe do të përdorë atë për të kultivuar 40 lopë, të cilat do të mjelen nga robotët, shkruan BBC.
Kostoja finale e këtij projekti pritet të kapë shumën prej 200 milion dollarë.
Nëse gjithçka shkon mirë me projektin ferma do të hapet në fund të vitit 2018 dhe të prodhojë rreth 800 litra qumësht në ditë.