“Ferma VIP” së shpejti nis sezonin e dytë – zbulohen personazhet e mundshëm

23 mars 2025 | 19:36

Sezoni i dytë i “show”-t “Ferma VIP”, i cili do të jetë nën moderimin e Luana Vjollcës, pritet të nisë së shpejti.

Emra të shumtë përfliten se do të jenë pjesë e fermës. Burime për “Anabel.al” kanë konfirmuar dy emrat e parë pjesë e “Fermës VIP”, të cilët janë këngëtarja Enca Haxhiu dhe reperi Fero (Feronit Shabani).

Në media janë përfolur edhe emra të tjerë që mund të jenë pjesë e fermës, si Alba Pollozhani, Big Basta, Frederik Ndoci, Erand Sojli dhe Olsi Bylyku.

“Ferma VIP” është një program “reality” që mbledh në këtë rast personazhe të njohura për publikun shqiptar, duke i sprovuar ata në situata të ndryshme që përfshijnë sfida nga të jetuarit në fermë dhe jo vetëm.

Ky “reality” zhvillohet në “Vizion Plus” dhe transmetohet në platformën “Tring”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nën kryeministrin Keir Starmer raportohet…