Fermerët e Drenasit priten të trajnohen nga Ministria e Bujqësisë
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Drenas, ka njoftuar të gjithë fermerët aplikues potencial për grante, se në vitin 2019 Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, gjegjësisht Shërbimi Këshillimor i kësaj ministrie ka planifikuar të njoftojë për trajnime të ndryshme për fermerë.
Me këtë rast, Komuna e Drenasit ka ftuar fermerët e kësaj komune që për informata shtesë rreth aplikimit për grante të paraqiten në Drejtorinë e Bujqësisë.
“Ndaj fermerët të cilët janë të interesuar për grante, të paraqiten në Drejtorinë e Bujqësisë në Drenas deri më 22 mars çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 16:00, për të marrë informata me të hollësishme dhe për të vazhduar rreth aplikimeve të granteve”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.
/Epoka e re/