Fermerët e Prizrenit përfitojnë centrifuga për nxjerrjen e mjaltit
10 dhjetor 2019
| 16:02
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me nënkryetarin Eshref Memaj dhe drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, kanë bërë shpërndarjen e centrifugave për nxjerrje të mjaltit, për përfituesit nga thirrja publike e kësaj drejtorie.
Nga kjo thirrje janë shpallur përfitues gjithsej 100 bletarë të cilët i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, derisa edhe 20 përfitues të tjerë do të shpallen në ndërkohë pasi të përfundojë procesi i vlerësimit dhe i përzgjedhjes nga thirrja e dytë (vazhdimi i thirrjes), në mënyrë që të përmbushet numri i paraparë prej 120 përfituesve.
Vlera totale e këtij projekti është 47 400 euro, me participim të plotë nga ana e Komunës e Prizrenit.
/Epoka e re/