Fermerët mbushin rrugët e Serbisë me traktorë
17 maj 2023
| 08:22
Fermerët serbë kanë dalë dje në protestë pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk ua ka plotësuar kërkesat.
Sipas mediave serbe, kërkesat e tyre ishin subvencionimi prej 300 eurove për hektar, largimin e akcizës së naftës dhe TVSH-së, si dhe subvencionim për lopë, përcjell Insajderi.
Kësisoj, ata kanë dalë me traktorë duke bllokuar rrugët kryesore në Novi Sad, Suboticë e Kragujevc. Fermerët kanë paralajmëruar protesta edhe gjatë ditës së nersërme.
Ata kanë refuzuar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke qenë të bindur se s’do t’ua plotësojë kërkesat.