Fermeri italian vret bashkëshorten, djalin dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë është ka ndodhur në një fermë në Caserta në Itali. Një sipërmarrës 72-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, djalin dhe më pas edhe veten.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pak pas mesnate, kanë raportuar mediet italiane. Ka qenë një nga banorët e zonës ai që ka njoftuar karabinierët pasi ka dëgjuar të shtënat me armë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët të cilët gjetën trupat e tre personave të vdekur. Të tri kufomat janë identifikuar menjëherë: ishin sipërmarrësi 72-vjeçar i fermës, gruaja e tij 63-vjeçare dhe djali 44-vjeçar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mes familjes ka pasur një konflikt dhe kjo ka bërë që ai në grindje e sipër të përdorë armën e gjahut.
Trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për t’u nënshtruar një ekzaminimi të autopsies.