Fermeri suharekas shfaqet në tubimin e GUXO-s një vit pasi fitoi grant 100 mijë euro
Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga ministri Faton Peci është në qendër të vëmendjes nga dita e djeshme për shkak të një granti rreht 100 mijë euro që kjo ministri ia ka dhënë vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacollit.
Ka qenë një anëtar i LDK-së që e ka bërë publik rastin, ndërkohë që më pas kanë vërshuar reagimet. Vetë ministri Peci në reagimin që ka bërë s’e ka mohuar që i ka dhënë grant vëllait të deputetes Pacolli, ndërkohë që ka thënë se do të publikoj emrat e atyre që kanë marrë grante e që janë të afërt me LDK-në.
Në arkivat e aktiviteteve të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, del edhe një grant që i është dhënë fermerit nga Suhareka, Xhemë Beqiraj. Këtë e kishte bërë publike vetë ministri Peci në ‘faebook”,
“Xhemë Beqiraj nga fshati Sopijë i Komunës së Suharekës është përfitues i grantit për ndërtimin e depos për perime dhe mekanizmit bujqësor në vlerë prej 100,000 euro.Xhema, është një ndër bujqit më punëtorë që kam takuar përgjatë këtyre viteve si Ministër”, kishte shkruar ministri Peci në ‘facebook’ më 5 shtator 2023, raporton Express.