
Fernandes: Humbje e hidhur, reagojmë në Ligën e Evropës
14 prill 2025
| 15:07
Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 4-1 kundër Newcastle. Ai është i bindur se skuadra do të reagon në Ligën e Evropës.
“Është një humbje e hidhur. Mendoj se ne luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer, në pjesën e dytë nuk luajtëm aq sa duhej. Bëmë disa gabime në përpjekjen për të ndërtuar lojën. Ndeshja kundër Lyon (barazim 2-2 në ndeshjen e parë) është e rëndësishme tani sepse do të luajmë para tifozëve tanë. Evropa Ligë tani na jep një mundësi për të arritur në gjysmëfinale. Ky ekip do të japë maksimumin si gjithmonë edhe nëse rezultatet nuk kanë qenë gjithmonë në anën tonë”, ka thënë Fernandes.