Fernandes: Iniesta idhulli im, por do të doja të luaja me këta tre futbollistë

02 prill 2021 | 17:25

Bruno Fernandes është një nga lojtarët më të spikatur të Manchester Unitedit. Mesfushori portugez, autor i 22 golave dhe 13 asistimeve këtë sezon me “Djajtë e Kuq”, prek disa tema gjatë bisedës me tifozë të ndryshëm në “Questions and Ansëers”.

“Frymëzimi dhe inspirimi im ka qenë Andres Iniesta, si futbollist dhe si njeri. Një idhull absolut për gjithçka që përfaqëson. Momenti më i mirë i karrierës time? Nuk ka ardhur ende”, deklaron 26-vjeçari.

Lojtari portugez zbulon edhe ish-lojtarët të cilët do të donte t’i kishte pasur shokë skuadre. “Janë tre: Ronaldo fenomeni, Eric Cantona dhe Wayne Rooney”, ka deklaruar ylli portugez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti…