Fernandes mund të transferohet në Arabinë Saudite

14 maj 2024 | 16:44

Bruno Fernandes mund të largohet nga Manchester Unitedi këtë verë. Ai luan prej më shumë se katër vitesh me “Djajtë e Kuq”, me të cilët ka një kontratë deri në vitin 2026.

Humbjet e fundit në kampionat, një sezon zhgënjyes për të dhe Unitedin, duket se kanë ndikuar në mëdyshjen e portugezit për të vijuar në “Old Trafford”. Këtë sezon ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Sipas “The Sun”, lojtari ka shfaqur disa pakënaqësi, ndaj dhe lamtumira mund të vijë më shpejt nga sa mendohej. Kjo ka sjellë interesimin e klubeve arabe për 29-vjeçarin, që kushton rreth 70 milionë euro. Duket se Fernandes i ka kërkuar klubit kohë të reflektojë, duke vendosur për të ardhmen pas “Euro 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 16.05.2024 Punime të…