Fernandes: Për të ardhmen mendoj pas ‘Euro 2024’

02 maj 2024 | 11:29

E ardhmja e Bruno Fernandes mbetet ende për t’u përcaktuar. Pas disa sezonesh te Manchester United, nuk përjashtohet mundësia që mesfushori portugez të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

“Për momentin nuk po mendoj për të ardhmen. Natyrisht nuk varet vetëm nga unë. Një lojtar mund të dëshirojë që të qëndrojë në ekipin e tij, por në të njëjtën kohë, dikush duhet të dëshirojë që ai të qëndrojë. Si fillim kemi FA Cup, më pas do të mendoj për ‘Euro 2024’. Nëse dëshironi të jem i sinqertë, nëse më duhet të mendoj largimin nga Premier Ligë, do ta bëj vetëm pas Kampionatit Evropian. Tani asgjë nuk mund ta largojë vëmendjen time nga FA Cup dhe ‘Euro 2024’, asgjë nuk është më e rëndësishme momentalisht”, është shprehur Fernandes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ilaz Kodra, ka…