Fernandes: Unë dhe Pogba mund të bëjmë gjëra të mëdha në United

02 nëntor 2020 | 12:26

Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, ka thënë se ai dhe Paul Pogba mund të kenë shumë sukses së bashku me skuadrën nga “Old Trafford”.

Fernandes beson se me Pogban jo vetëm që mund të luajnë në një skuadër, por mund ta rritin nivelin e ekipit.

“Është gjithmonë një kënaqësi të jem në një ekip me të, sepse unë mund të mësoj shumë prej tij dhe ai mund të mësojë shumë nga unë. Së bashku ne mund të bëjmë gjëra të mëdha”, ka thënë Bruno.

“Ne kemi një marrëdhënie të mirë, natyrisht. Të dy flasim italisht, kështu që shumicën e kohës flasim italisht. Unë kam një marrëdhënie të mirë me të brenda dhe jashtë fushe. Ai është një djalë qesharak. Ai gjithmonë dëshiron të bëjë shaka. Unë e njoh atë nga Italia tashmë, por tani kam shansin të jem në një ekip me një fitues të Kupës së Botës”, ka shtuar mesfushori portugez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Johnny Depp, ka humbur betejën…