Fernandesi qëndron në ‘Old Trafford’
10 qershor 2024
| 14:11
Është padyshim një pikë kyçe në repartin ofensivë të Manchester United. Bruno Fernandes ka folur së fundmi për të ardhmen e tij, në “Old Trafford’, pas aludimeve të shumta në media, që e lidhnin 29-vjeçarin, me një kalim te Bayern Munchen ose në elitën e futbollit arab, Saudi Pro League.
Megjithatë ka qenë vetë ylli i skuadrës së drejtuar nga tekniku Erik ten Hag, i cili ka vendosur “pikat mbi I”, sa i takon karrierës së tij, teksa për mediat deklaroi se dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës në projektet e reja deri në momentin kur klubi të vendosë të kundërtën.