Fernandez bëhet transferi më i shtrenjtë në Premier Ligë

01 shkurt 2023 | 14:45

Tashmë ka ardhur dhe zyrtarizimi, Enzo Fernandez bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës. Chelsea ka përfunduar me sukses negociatat me Benfica për mesfushorin argjentinas.

Enzo Fernandez është veshur blu për shifrën e çmendur prej 121 milionë euro, të cilat nuk do të shkojnë të gjitha në arkat e klubit portugez.

Ish-klubi i 22-vjeçarit, River Plate do të arkëtojë plot 41 milionë euro nga shumë e 121 milionë eurove nga transferimi i tij te Chelsea. Enzo Fernandez tashmë është bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Premierligës, duke kaluar Jack Grealish. Ky i fundit u transferua te Manchester City në verën e 2021 për shifrën e 117 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka prezantuar vlerën…