Fernandinho: Në verë largohem nga City
Fernandinho me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Manchester Cityit në sezonin e ardhshëm.
Mesfushori nuk ka pasur minutat e dëshiruara dhe kërkon që në të ardhmen të gjejë më shumë hapësira duke marrë në konsideratë se në moshën 36-vjeçare nuk i kanë mbetur edhe shumë vite karrierë. Braziliani së fundmi ka theksuar se do të rikthehet në vendlindjen e tij pas 20 viteve karrierë në Evropë.
“Nuk do të rinovoj kontratën, dua të luaj më shumë dhe me siguri do të rikthehem në Brazil. Këtë vendim e kam marrë së bashku me familjen time dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, jam i sigurt se sezonin pasardhës do të luaj në vendlindjen time”, u shpreh Fernandinho.
Kujtojmë se etapa e parë e Fernandinho në Kontinentin e Vjetër ishte me Shakhtar Donetsk ndërsa është pjesë e City prej nëntë sezonesh duke fituar edhe 11 trofe me “Qytetarët”.