Fernando Alonso: Kemi ritmin e më të mirëve

27 mars 2018 | 11:00

Sezoni 2018 në Formula 1 nisi me një vend të pestë për pilotin spanjoll Fernando Alonso, një rezultat i mirë për dy herë kampionin e botës, që më në fund ka mundësi të duelojë me rivalët, pas dy sezonesh zhgënjyese.

“Ishte një garë e bukur. Është diçka pozitive kur sheh se ke mundësi të jesh kompetitiv dhe të duelosh me më të mirët, për pozicionet e larta të klasifikimit. Ndihem mirë me makinën e re dhe jam i kënaqur”, ka thënë piloti i McLaren.

Spanjolli duket se ka lënë pas krahëve zhgënjimin e viteve të fundit dhe shpreson që këtë sezon të ketë mundësi jo vetëm të jetë kompetitiv, por edhe të duelojë për fitore. “Duhet të shohim dhe mësojmë nga tri skuadrat që janë sipër nesh në renditje. Nuk e kemi humbur grintën, por vjet prisnim gabimet e të tjerëve për të përfituar, ndërsa tani kemi shanse reale për të dueluar me më të mirët, pasi kemi hapin e tyre”, u shpreh Fernando Alonso.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Hajrullah Abdullahu Si në shumë protesta, aksione dhe padëgjueshmëri…