Fernandinho konfirmon largimin nga City
29 nëntor 2020
| 13:20
Mesfushori Fernardinho ka vendosur të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, kur edhe i përfundon edhe kontrata me “citizens’.
Megjithatë 36-vjeçari nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli ende, pasi ka deklaruar se po merr në konsideratë ofertat nga klubet braziliane dhe ato të MLS-së amerikane, ku mund të vijojë të luajë edhe për një apo dy vite të tjera.
City kishte paguar rreth 40 milionë euro për kartonin e mesfushorit brazilian në verën e 2013-ës, ndërsa që atëherë Fernardinho ka luajtur 320 ndeshje me fanellën e “sky blues” dhe ka shënuar 23 gola.