Fero: Jam mysliman, nuk kam lidhje me atë që bën ish-gruaja ime
14 shtator 2023
| 08:51
Reperi i njohur Fero ka marrë vëmendje të madhe, pasi ai njoftoi se po largohet nga muzika dhe se po i përkushtohet fesë islame.
Çdo postim i tij tashmë lidhet me fenë, ndërsa kjo ka bërë që të zgjohet kurreshtja për raportin që ai ka me ish-gruan e tij, Arbenita Ismajli.
Dyshja u tha se u ndan dhe kanë nisur procedurat e divorcit pas akuzave të modeles se ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Por, pas deklaratave të fundit të reperit se ai po bëhet praktikues i fesë myslimane, u ngjallën thashethemet se dyshja janë ritakuar dhe mund të kishte një ribashkim të tyre.
Mirëpo në një postim të fundit të Feros në llogarinë e tij në Instagram, reperi tha se ai tashmë nuk ka asnjë lidhje me modelen.