Fero po kërkohet nga Policia e Kosovës

29 dhjetor 2022 | 12:20

Këngëtari Feronit Shabani i njohur si Fero po kërkohet nga Policia e Kosovës. Burime të Indeksonline bëjnë me dije se ai është i dyshuar për të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Gjilan.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës përkitazi me këtë rast:

“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Gjilan, 29 dhjetor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 29.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka…